Marcus Thuram pritet të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Borussia Moenchegladbach.
Sulmuesi francez është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme dhe nuk ka pranuar rinovimin me skuadrën e tij aktuale, ku është pjesë e saj që nga viti 2019.
Megjithatë Thuram ka vendosur të largohet për ta bërë një hap para në karrierën e tij dhe ofertat nuk mungojnë nga klubet më të mëdha evropiane.

Barcelona po shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin, por Thuram është edhe në listën e dëshirave të top klubeve italiane, shkruan telegrafi.
Calciomercato ka raportuar se tre gjigantët italianë si Roma, Juventus dhe Inter kanë shprehur interesim për francezin dhe tanimë kanë kontaktuar agjentët e tij për të pyetur rreth mundësisë që Thuram të transferohet në Serie A.
25-vjeçari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe këtë pritet ta bëjë para përfundimit të sezonit në Bundesliga.

Interesim për të kanë shprehur edhe Bayern Munich e Borussia Dortmund si dhe skuadrat angleze si Chelsea, Man Utd, Newcastle United, Arsenal dhe Liverpool.
Në 25 ndeshje zyrtare të zhvilluara këtë edicion me fanellën e Gladbach, Thuram ka realizuar 14 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...