Top-ligat evropiane vijnë sot me disa superduele.
Pas ndeshjes së mbrëmshme Arsenal-Southampton (3-3), Premier League vazhdon sot pesë duele të javës së 32-të.
Dueli Fulham-Leeds United, takim që nis në orën 13:00, hap ditën e sotme në ligën më të fortë në Evropë, Premier League.
Liverpool, e cila po bën çmos të futet në mesin e skuadrave që dërgojnë në Evropë, në ‘Anfield’ do të kërkojë pikët e plota kundër Nottingham, ndeshje kjo që fillon në orën 16:00.
Ballafaqime joshëse priten edhe në ndeshje e La Ligës. Elita spanjolle sjellë sot pesë sfidat e javës së 30-të, ku spikat përballja Real Madrid-Celta Vigo.
Ndërkaq, Serie A rikthehet sot pasdite me tri ndeshjet e radhës, ku veçohet dueli Lazio-Torino.
Përballja interesante priten edhe në Bundesligën gjermane dhe Ligue 1. Në elitën gjermane Bayern Munich dhe Borussia Dortmund që bëjnë garë të ashpër për titull të kampionit, do të ndeshen me Mainz përkatësisht Eintracht Frankurtin, ndeshje këto që startojnë në orën 15:30./rtk
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve