Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka dhënë disa komente për fazën përgatitore të Real Madrid.
Ylli gjerman ka thënë se skuadra e Real Madrid po bën maksimumin në fazën përgatitore për të qenë sa më mirë në ndeshjen e 10 gushtit.
Kroos ka premtuar se ‘Los Blancos’ do të jenë në luftë për të gjashtë trofetë.
“Ne po përmirësohemi çdo ditë. Ne po punojmë shumë për sezonin. Tani duhet të kapim ritmin dhe dinamikën e ndeshjeve për të qenë gati më 10 gusht, kur luajmë titullin e parë”, ka thënë Kroos.
“Të gjitha ata që na njohin e dinë se do të luftojmë për gjashtë titujt”, shtoi gjermani.
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...