Andrea Pirlo dëshiron ‘Pirlon e ri’.
Trajneri i ri i Juventus, Andrea Pirlo, tashmë ka gati dëshirën e tij të parë për merkaton e verës.
Pirlo synon të përforcojë skuadrën që mori dje në drejtim dhe mesfusha duket se do të jetë reparti i parë ku do të intervenohet.
‘Sportitalia’, ‘Gazzetta dello Sport’ e ‘Tuttosport’ shkruajnë se fokusi i Pirlo është te transferimi i Sandro Tonali, transmeton lajmi.net.
Tonali në Itali cilësohet si ‘Pirlo i ri’ dhe me paraqitjet e tij brilante ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave, përfshirë edhe atë të Inter.
Pirlo nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e ‘Pirlos së ri’, megjithatë Juve do të tentojë maksimumin.
Kujtojmë se për mesfushën e Juves do të afrohet edhe Dejan Kulusevski, me të cilin ‘Zonja e vjetër’ mbyllte marrëveshjen në afatin kalimtar të janarit.
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...