Milan barazoi në sfidën e fundit të Serie A përballë Salernitanës me rezultat 2-2.
Përveç që humbi dy pikë, kuqezinjtë nga kjo ndeshje humbën edhe Fikayo Tomori, shkruan Arbresh.info.
Tomori pësoi lëndim në këtë ndeshje dhe u detyrua të largohet nga loja, kujtojmë që në atë ndeshje shënoi edhe një gol për Milanin.
Mbrojtësi la fushën e lojës në minutën e 65, ndërsa analizat më të detajuara bëjnë të ditur se anglezi rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për një muaj.
Tomori ka një problem në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, një lëndim që kërkon kohë të konsiderueshme për t’u rikuperuar.
Telashet për Stefano Pioli sa vijnë edhe rriten, pasi tani ka humbur mbrojtësin kryesor të ekipës, ndërsa aktualisht, Milani nuk ka në dispozicion as Kalulun dhe Thiaë për arsye të njëjtë lëndimi. /Arbresh.info/
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave