Fikayo Tomori ka mbërritur për teste mjekësore te Milani, ku kalimi në këtë klub nga Chelsea ka mbetur vetëm formalitetet.
Milani tashmë ka depozituar kontratën e Tomorit në Lega Serie A dhe lojtari ka zbritur në kryeqytetin e modës.
Mbrojtësi thuhet se do të bashkohet me Rossonerët si huazim.
Milani e mban edhe mundësin për ta blerë mbrojtësin për 28 milionë euro.

Tomori do të jetë nënshkrimi i tretë i Milanit, pas Mario Mandzukic dhe Soualiho Meite këtë dimër.
Kuqezinjtë janë lider në Serie A dhe kërkojnë që të përforcojnë skuadrën që ta mbajnë këtë vend në renditje. /Telegrafi/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë