Real Madridi vazhdon luftën kundër krizës me lëndime që është duke kërcënuar zhvillimin tutje të këtij sezoni ndërkohë që Keylor Navas është bërë shqetësimi i fundit në Valdebebas.
Reprezentuesi i Costa Ricas është rikthyer në skuadër së fundmi si pasojë e problemeve me lëndime të Thibaut Courtoisit, megjithatë duket se ‘Los Blancos’ do të jenë në mungesë edhe të portierit të tyre rezervë derisa vazhdojnë të jenë në pritje të rezultateve të mëtutjeshme rreth lëndimit të pësuar të tij, transmeton portali arbresh.info.
“Pas vlerësimit fillestar në lojtarin tonë, Keylor Navasin, shërbimi mjekësor i Real Madridit ka konfirmuar se ai ka një plagë në këmbën e tij të djathtë, gjë që do të evoluohet tutje”, shkruan klubi në një deklaratë të lëshuar pasditen e sotme (e premte).
Është thuajse e sigurt që ish portieri i Levantes nuk do t jenë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Sevillas, gjë që lë Santiago Solarin me një problem.
I lartpërmenduri Courtois nuk është rikuperuar ende plotësisht nga ankesa për dhimbje në kofshë, megjithëse ai është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës të premten./arbresh.info/
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...