Nacho ka pësuar një lëndim të rëndë duke i shkaktuar kokëdhimbje zyrtarëve në Real Madrid.
Mbrojtësi ka pësuar një lëndim të ligamenteve në këmbën e tij të djathtë gjatë barazimit 2 me 2 mbrëmjen e kaluar në ndeshjen në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve kundër skuadrës belge Club Brugge, transmeton portali arbresh.info.
Siç thuhet në një raport nga AS, rikthimi i lëndimit mund të bëjë që Nacho të mbetet jashtë fushës për tre muaj.
Mbrojtësi është shfrytëzuar në krahun e majtë këtë sezon nga trajneri Zinedine Zidanes.
Qëndrimi i tij jashtë fushe për një kohë kaq të gjatë padyshim se është një tjetër goditje e madhe për ‘Los Blancos’ marrë parasysh formën e tyre në kompeticionin kryesor evropian./arbresh.info/
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare