Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka vendosur të shkarkojë teknikun, pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.
Fatale për trajnerin duket se janë bërë dy humbjet radhazi në shtëpi, ajo ndaj Erzenit dhe e fundit ndaj Laçit, të martën me rezultatin 0-3.
Atmosfera në grup nuk është më ajo e duhura, ndaj edhe drejtuesit kanë ndërhyrë për të larguar Shehin.
Tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe vlen të theksohet se hyn në listën e trajnerëve më jetëgjatë në pankinën e Tiranës.
Gjatë periudhës me Shehin në pankinë, bardheblutë fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit. /ss
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...