Kombëtarja e Kosovës në futboll po bëhet gati për tri ndeshjet e shtatorit.
Kombëtarja fillimisht me 2 qershor do të luajnë si mysafirë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa me 5 dhe 8 shtator e presin Greqinë dhe Spanjën në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Për këto ndeshje, tifozët do të mund të kthehen në stadium për t’i mbështetur lojtarët nga afër, mbështetje kjo që ka munguar jashtëzakonisht shumë.
Në bazë të udhëzimeve në mbrojtje nga COVID-19, të gjithë ata tifozë që duan të jenë stadium duhet ta kenë një vërtetim qoftë që janë të vaksinuar ose testin që nuk janë të infektuar.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha, për portalin Demokracia.com
“Krejt tifozët që dëshirojnë të vijnë me i pa ndeshjet e shtatorit duhet gjithqysh me pas njërin prej vërtetimeve që jonë udhëzime prej Qeverisë. Në veri tek tifozët sektorin ku jemi ne, do t’i pajisim me bilete vetëm ata që e kanë kartonin e vaksinimit”, ka thënë fillimisht Berisha, duke shprehur shumë i lumtur që më në fund po kenë mundësi ta mbështetin ekipin e Kosovës.ka përfunduar Berisha.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës