Ndeshja e kthimit të Play Off-it të UEFA Europa League ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit ka zgjuar interes të madh në opinion dhe këtë javë është ngjarja kryesore në Maqedoni.
Për këtë arsye janë duke u bërë përpjekje maksimale për mbarëvajtje të organizimit të ndeshjes.
KF Shkëndija dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, bashkë me kompaninë private për sigurim, përfaqësues të UEFA-së dhe Komisari për Siguri i FFM-së, kanë mbajtur mbledhje për çështje organizative dhe sigurie nga e cila kanë dal me porosi për gjithë tifozët që planifikojnë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.
Kërkesat e policisë janë si në vijim:
Apelohet deri te të gjithë personat që do të udhëtojnë në Shkup, që sa më herët të hyjnë në stadium dhe mos të qëndrojnë para hyrjeve. Njëkohësisht njoftohen gjithë ata persona që do të udhëtojnë me mjete private, t’i parkojnë veturat në vendet e duhura, pasi në të kundërtën do të ketë gjoba.
Vendtakimet që mund t’i shfrytëzojnë janë: Parkingu i kopshtit zoologjik, Ballkanika, parkingu i hotelit “Aleksandar Palace”, parking i palestrës sportive “Boris Trajkovski” dhe parkingu para Ambasadës së Amerikës.
Përballja Shkëndija-Milani luhet të enjten në “Telekom Arena” të Shkupit me fillim në orën 20:45 minuta, ndërsa dyert e tribunave për tifozët do të jenë të hapura 3 orë para fillimit të ndeshjes. Të njëjtat do të mbyllen 45 minuta para fillimit të ndeshjes.
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...