Penalltia e Raheem Sterling ka bërë xhiron e botës.
Anglia u kualifikua për herë të parë në historinë e saj si Kombëtare në finale të Kampionatit Evropian.
Mirëpo, goli i fitores së Anglisë ka ndezur polemika të shumta në botën e futbollit.
“Ajo nuk ishte penallti, as në 1 milion vjet nuk do të jetë penalti”, kishte deklaruar Gary Neville.
Sterling u rrezua në zonë ku Anglia fitoi një penallti dhe “Tre Luanët” avancuan në finale, por ky vendim po kontestohet dhe tani tifozët po kërkojnë që ndeshja të përsëritet.
Kjo është hera e dytë që tifozët nisin një peticion, pasi 270 mijë persona kërkuan që ndeshja Franca – Zvicra të përsëritet.
Peticioni, i nisur nga një person i quajtur, Cris Pinto në change.org, është nënshkruar nga 1700 persona në kohën e nisjes.
“Ne dëshirojmë të anulojmë vendimin për penallti kundër Danimarkës. Ishte një vendim i gabuar, duhet të ketë kontakt për të pasur penallti dhe aty nuk pati asnjë kontakt. Nëse ky vendim nuk ndryshohet, kjo do të tregonte një dështim të madh nga UEFA për lojën e bukur të futbollit”, thuhej në përshkrimin e peticionit.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...