Ferizaj ka dëshpëruar me rezultate në katër xhirot e para të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Klubi ferizajas nuk ka arritur më shumë se tri pikë në katër ndeshjet e para.
Ferizaj së fundmi humbi në stadiumin e saj nga Feronikeli me shifrat 2:0.Tifozët e skuadrës Ujqit kanë shpërthyer duke i kërcënuar futbollistët përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Duke parë rezultatet e fundit dhe mos-angazhimin e shumicës së futbollisteve tonë shprehim pakënaqësinë tonë te të gjithë ata që po përfaqësojnë klubin tonë KF Ferizaj e veçanërisht lojtaret që ende se kanë kuptuar vlerën e fanellës se qytetit tonë .
Ne nuk do te lejojmë asnjëherë qe te bëhet hajgare me ketë fanelle , pasi qe klubi është i qytetit tonë . Dhe disa lojtar nuk e meritojnë te startojnë ne klubin tonë pasi qe nuk jemi klub për lojtaret qe vijnë me për përvojë”, shkruhet në faqen e tifozëve të klubit.

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...