Filloi me pak urrejtje eksperienca e dytë e 43-vjeçarit te Parma, ose të paktën jo gjithçka me trëndafila dhe lule.
Ditë më parë, njoftimi zyrtar i nënshkrimit të Gigi Buffon me Parmën, ekipin e fillimeve të tij në Serie A. Dje, kontestimet e para.
Kanë kaluar 20 vite, por “tradhtia” e portierit që zgjodhi Juven më 2001 nuk është harruar.
Në fakt, në portat e stadiumit “Tardini”, një banderolë u shfaq nga “Boys 1977” (tifo-grupi më i zëshëm i Parmës) me këto fjalë: “Ju u larguat si mercenar, nuk mund të ktheheni si hero… nderoni fanellën”.
Me pak fjalë, Buffon tani do të duhet të fitojë përsëri një pjesë të mirë të tifozëve verdheblu me paraqitjet e tij në fushë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër