Tifozët e Manchester United kanë shprehur hidhërimin e tyre me shitjen e Adnan Januzajt pasi kosovari shkëlqeu te klubi i tij i ri – Real Sociedadi.
Reprezentuesi i Belgjikës kishte një sezon të shkëlqyer në vitin 2013/14 kur bëri 27 paraqitje për “Djajtë e Kuq” nën udhëheqjen e trajnerit të atëhershëm, David Moyes, transmeton portali arbresh.info.
Por, Januzaj nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Louis van Gaal dhe për këtë arsye kaloi fillimisht në formë huazimi te Borussia Dortmundi para rikthimit në Premierë Ligë si një i huazuar gjithashtu te Sunderlandi.
Këtë verë, kosovari përfundimisht u largua nga klubi anglez duke u transferuar te skuadra në La Liga, Real Sociedad, për një tarifë prej 9.8 milionë funta. Megjithatë, kjo lëvizje dukej e mrekullueshme për 22-vjeçarin i cili ka shfaqur aftësitë e tij të shkëlqyera menjëherë te klubi i ri.
Në pamjet e publikuara nga ndeshje e fundit, Adnan Januzaj shihet duke ia futur topin ndërmjet këmbëve një kundërshtari pare se të driblojë kundër tjetrit me lehtësi.
Kjo i ka bërë tifozët e Manchester United të ndihen të trishtuar derisa disa prej tyre madje kanë hedhur akuza ndaj Van Gallit duke thënë se nuk i ka dhuruar shanse të mjaftueshme.
Njëri shkroi: “Ende nuk mund ta kuptoj si Lingard mori një shans ndërsa Januzaj jo”.
Duke iu referuar Paul Pogbas, një tjetër shtoi: “Adnan Januzaj – Nga Manchester United në Real Sociedad (9.8m funta). Çmim i volitshëm. Ne do të rinënshkruajmë me të për 300 milionë funta në vitin 2020”./arbresh.info
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...