Tifozët e Liverpoolit kanë mbajtur duartrokitje një minutëshe për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij pas vdekjes tragjike të djalit të tij të sapolindur.
Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez njoftuan të hënën se djali i tyre binjak kishte vdekur gjatë lindjes, duke shtuar se lindja e motrës së fëmijës po u jepte “forcë” për të përballuar lajmin e rëndë.
Lexo edhe:
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë”.
“Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, thuhet në një deklaratë e Ronaldos në Instagram.
Në minutën e shtatë të ndeshjes, tifozët e Liverpool dhe Man United u ngritën në këmbë dhe së bashku mbajtën duartrokitje një minutëshe në shenjë respekti për legjendën e futbollit.
Both Liverpool and Man United fans pay tribute to Cristiano Ronaldo and his family ? [@beINSPORTS_EN]
— United Zone (@ManUnitedZone_) April 19, 2022
Tifozët e Liverpoolit kënduan më pas himnin e tyre të famshëm të klubit “You’ll Never Walk Alone”, duke i treguar Ronaldos që ai nuk do të jetë vetëm.
Ronaldo ka munguar në ndeshjen e sotme pas tragjedisë që i ndodhi.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...