Juventus u përball me një mjedis të ashpër në shtëpi të dielën, kur tifozët e tyre u larguan nga “Allianz Stadium” më shumë se dhjetë minuta para fundit, me Atalantën që ishte duke fituar 4-0.
Ishte një natë e tmerrshme për Juventusin në “Allianz Stadium” në Torino, që pësoi një humbje që rralë mbahet mend në shtëpi.
Atalanta kaloi në epërsi në pjesën e parë me një penallti nga Mateo Retegui, ku tifozët vendas filluan të shanin dhe ofendonin skuadrën, ndërsa lojtarët e La Dea ishin ende duke festuar.
Pjesa e dytë ishte edhe më e keqe pasi Juventusi pranoi golin e dytë pas më pak se një minutë dhe atmosfera në stadium u bë edhe më toksike.
Ultrasit e Juventusit iu drejtuan skuadrës dhe drejtorëve me disa thirrje fyese, duke përfshirë: “Ne jemi të mërzitur nga ju”, “Respektoni ngjyrat tona”, “Shkoni në punë”, “Tregoni t*pa” dhe “Ju na bëni të qeshim”.
Nico Gonzalez u fishkëllye gjatë pjesës së dytë dhe Federico Gatti ishte i vetmi lojtar i Juventusit që mori duartrokitje nga turma kur u zëvendësua.
Kur Ademola Lookman shënoi golin e katërt të natës në minutën e 77-të, shumica e tifozëve u nisën për në shtëpi, duke e lënë stadiumin Allianz gjysmë bosh.
Humbje si kjo nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur Juventusit në vitet e fundit, ndërsa po tentonte të futej në luftë me ekipet e tjera si Interi dhe Napoli në luftën për titull.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona