Tashmë dihet që shumë fansa nuk e lënë asnjë lojë të skuadrës së tyre të zemrës që tu ikë, duke udhëtuar me kilometra që ta shohin nga afër.
Çdo kush mund të shkojë ta gjejë stadiumin dhe ta shoh nga afër lojë, por kjo gjë nuk është edhe aq e thjeshtë.
Të jesh në pjesën e Evropës Perëndimore është më e lehtë, por të jesh në një pjesë tjetër, bëhet shumë e vështirë.
Steve,një 44 vjeçar nga Wigan kishte udhëtuar për në Shkup që ta sheh nga afër ndeshjen e ekipit të tij të zemrës Manchester United me Madridin, por në hotel ai e përjetoi ferrin, shkruan Telegrafi.
Steve që ka një akreditim sezonal për ndeshjet në Old Trafford, gjetja e stadiumit të Shkupit ishte një kënaqësi për të.
Por Steve nuk është përmbajtur në një përshkrim të tij për dhomën e hotelit ku ka qëndruar, ndërsa për të kishte paguar 18 euro natën.
“Unë kam qëndruar në disa hotele të tmerrshme gjatë jetës time. Ai në Shkup i kalon të gjithë. Dhomat janë të tmerrshme, dhe ju betohem që kam parë edhe minj duke lëvizur në korridore. Kjo është me të vërtetë e tmerrshme”.
Ankesat e britanikut ishin ndër më të ndryshimet, duke filluar nga banjat e pista e deri te mungesa e letrës dhe peshqirëve.

Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë