Në një komunikatë të fortë dhe të prerë, tifogrupi i njohur “Shvercerat” ka vendosur të drejtohet publikisht ndaj pronarit të klubit, Jasin Konjali, duke kërkuar veprime të menjëhershme për të ardhmen e klubit.
Sipas njoftimit, situata aktuale brenda klubit është e papranueshme dhe e paqëndrueshme.
“Klubi nuk mund të vazhdojë më në këtë gjendje pasigurie, mungese përgjegjësie dhe heshtjeje. Ky institucion sportiv nuk është pronë personale, por një vlerë e përbashkët që përfaqëson lojtarët, stafin, tifozët dhe gjithë komunitetin që qëndron pas tij,” shkruhet në komunikatë.
Tifogrupi ka kërkuar që klubi të dorëzohet zyrtarisht tek ata përmes të gjitha procedurave ligjore dhe administrative, pa asnjë vonesë tjetër, duke paralajmëruar se çdo zvarritje apo shmangie është e papranueshme dhe dëmton drejtpërdrejt të ardhmen e klubit.
Një mirënjohje e veçantë u është dhënë drejtorit, stafit teknik dhe lojtarëve vendas, të cilët sipas “Shvercerave” kanë qëndruar pranë klubit për më shumë se gjashtë muaj, pa paga, pa siguri dhe pa garanci, por duke ruajtur dinjitetin dhe frymën e institucionit.
Ultimatumi i plotë i tifogrupit për pronarin: Të paraqitet personalisht; Të kryejë transferimin e plotë dhe të pakthyeshëm të klubit; Ta regjistrojë klubin në emër të “Shvercerave”; Të largohet përfundimisht nga çdo rol, ndikim apo përgjegjësi lidhur me klubin.
“Ky hap është i domosdoshëm për të rikthyer stabilitetin, besimin dhe shpresën. Klubi ka nevojë për qartësi, udhëheqje dhe përgjegjësi reale — jo për premtime boshe apo mungesë prezence,” njofton komunikata.
“Ky nuk është një apel emocional i momentit, por një qëndrim i menduar, i bashkuar dhe përfundimtar. E ardhmja e klubit nuk mund të mbahet peng më. Ky është ultimatum. Dhe ky është fundi i pritjes,” përfundon njoftimi i “Shvercerave”.
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...