Mesfushori i Atletico Madrid-it, Thomas Partey mbetet lojtari më i kërkuar nga Arsenal-i, por gjiganti spanjoll nuk e lejon të largohet nëse nuk paguhet klauzola e plotë e 45 milionë eurove.
Sipas Kike Marin, “Topçinjtë” kanë provuar të zvogëlojnë ofertën duke ofruar shkëmbim me Lucas Torreira, Hector Bellerin ose Alexandre Lacazette, transmeton portali arbresh.info.
Por, Atletico ka refuzuar diskutimet dhe insiston se lojtari do largohet vetëm nëse aktivizohet klauzola e plotë e blerjes.

Mikel Arteta është duke kërkuar përforcime në mesfushë dhe Partey i mbush kriteret e teknikut spanjoll.
Kontrata momentale Partey-it i skadon në vitin 2023 dhe klubi nuk është nxitim për shitjen.
Thuhet se Arsenal-i do shpenzojë rreth 100 milionë euro këtë verë për të kompletuar disa transferime dhe i pari në listë mbetet lojtari nga Gana./arbresh.info.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku