Pas sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve pas gjashtë sezoneve, drejtuesit e Interit kanë vënë prioritetet e reja.
Drejtues të kësaj skuadre duan që sezonin tjetër të arrijnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Presidenti Eric Thohir ka folur për “republika.co.id” pas fitores së Interit 2:3 në udhëtim te Lazio.
“Objektivi ishte të ktheheshim në Ligën e Kampionëve brenda pesë vitesh dhe ia kemi dalë që këtë vit. Tani duam gjysmëfinalen dhe për ta arritur do të mbajmë Luciano Spalletti-n në stol, ka deklaruar Thohir.
“Falë 220 milionë tifozëve që kemi në Kinë, po punojmë me Suning. Të ardhurat e klubit janë në rritje të vazhdueshme dhe kemi arritur në 220 milionë dollarë, por do t’i kalojmë 300 milionë pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve”
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman