Thibaut Courtois ka pranuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Chelsea këtë verë duke insistuar se do të jetë në klub sezonin e ardhshëm.
Bartësi i fanellës me numër 1 te Belgjika ka vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale që skadon në qershor, por ende nuk ka vendosur lapsin në kontratën e re me klubin në Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht kësaj shtyrje, 25-vjeçari insiston se ka ndërmend për të nisur sezonin e ardhshëm gjithashtu te skuadra në jug të Londrës.
“Jam i vendosur në Chelsea. Kam një kontratë deri në vitin e ardhshëm dhe do të vazhdoj të jem këtu. Do të jap më të mirën për këtë”, ka thënë Courtois.
Courtois ka qenë duke u kërkuar për transferim në Stamford Bridge nga Real Madridi që mendohet se është duke monitoruar situatën e tij./arbresh.info/
Blero habit me deklaratën: Jam i hapur për pozitën e Preside...
Djali i Ali Khamenei zgjidhet Lider Suprem i Iranit
Mot i ndryshueshëm të mërkurën, temperatura deri në 18°C
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual