Theo Hernandez pritet t’i bashkohet Al Hilalit.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi arab beson se tashmë ka bindur francezin për t’iu bashkuar atyre, pas bisedimeve pozitive 24 orët e fundit, shkruan Arbresh.info.
Negociatat janë udhëhequr nga presidenti Fahad Bin Saad Bin Nafel, i cili ka qenë kyç në arritjen e marrëveshjes dhe në bindjen e mbrojtësit francez për të dhënë “ok-in” final.
Tani mbeten vetëm hapat formalë për të mbyllur marrëveshjen dhe për ta bërë transferimin zyrtar.
Milani pritet të arkëtojë rreth 35 milionë euro bashkë me bonuse pasi francezi ishte në vitin e fundit të kontratës dhe nuk do të rinovonte.
Ai pritet të përfitojë një rrogë që prek 18-20 milionë euro në sezon.
Theo është pjesë e Milanit nga sezoni 2020 dhe ka qenë një ndër lojtarët kyç të skuadrës deri në sezonin e fundit./Arbresh.info
??? Al Hilal believe they have now convinced Theo Hernández about joining the club after positive talks in last 24h.
Negotiations led by Mr. Fahad Bin Saad Bin Nafel, crucial to convince Theo and get green light.
Now time for formal steps of the deal in order to get it sealed. pic.twitter.com/0lvN3hYVSr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 23, 2025
Arratiset pas aksionit antidrogë në Pejë, dorëzohet një ditë...
Qeveria konfirmon: Kurti takohet sonte në Prishtinë me zyrta...
Uji i pijshëm dhe një shesh i ri në Han të Elezit, Mehmet Ba...
Murati kritikon Komunën e Prishtinës: Tenderi 16.5 milionë ...
Osmani në SHBA e potencon rolin e saj kur pyetet për bllokad...
“Hakmarrje e madhe”, Gyokeres synon një transferim në Ligën ...