Një informatë mjaftë e rëndësishme është mësuar sot (e martë) në Instagram që lë të kuptohet se Philippe Coutinho është gati të largohet nga Liverpooli për transferim në Barcelonë.
Thashethemet kanë qenë të mëdha rreth transferimit të mundshëm të Coutinhos në Camp Nou qysh pas promovimit të publikuar të shtunën nga kompania Nike, transmeton portali arbresh.info.
Nike, e cila është sponsor e Coutinhos dhe Barcelonës, filloi promovimin e fanellës së Coutinhos me logo gjiganti katalunas. ‘Mundo Deportivo’ sugjeron se Barcelona do të rris ofertën e tyre deri në 150 milionë euro për yllin 25-vjeçar.
https://www.instagram.com/p/BbjouTynsW-/
Ines Maria, tezja e Coutinhos, ka alarmuar gjithashtu të gjithë në rrjete sociale. Ajo fillimisht ngjalli thashetheme kur pëlqeu një koment në Instagram që shkruante: “Vitin e kaluar në Liverpool”.
https://twitter.com/UltraAutistic/status/948149539294265344
Përveç kësaj, një foto e një mesazhi privat është shpërndarë në rrjete sociale. Në të, Maria duket se konfirmon marrëveshjen me Barcelonën. Ajo shkruan: “Ju duhet të qëndroni të qetë, ai do të vije së shpejti”
Ndryshe nga mediat spanjolle, ato angleze pretendojnë se braziliani është i vendosur për të qëndruar deri në fund të këtij sezoni te “Redsat”./arbresh.info/
https://twitter.com/UltraAutistic/status/948158510696603648
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër