Teuta e Durrësit ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 102:111 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Unike.
Fillimi i ndeshjes ishte interesant dhe më pas durrësakët krijuan epërsi 9:15 dhe ishin në epërsi të lehtë në çerekun e parë që përfundon 27:30.
Vendasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku gjatë gjithë kohës ishin në epërsi, ndërsa më e larta ishte 11 pikë, 55:44, por gjashtë pikë radhazi nga Teuta bënë që pjesa e parë të përfundojë 55:50.
Pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë më mirë e nisën mysafirët, që shkrinë epërsinë e Kamzës dhe e kthyen atë në të mirë të tyre, 74:83, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 76:84.
Përkundër tentimeve nga vendasit, Teuta ruajti epërsinë dhe triumfoi me rezultat 102:111.
Te Kamza Basket u dalluan Gerald David me 37 pikë e dhjetë kërcime dhe Abrian Edwards me 24 pikë, kurse te Teuta u dalluan Tamas Bruce me 33 pikë e 14 kërcime dhe Frenki Lilaj me 19 pikë e nëntë kërcime./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...