Google ADS

Tetë lojtarë të vendosur për largim nga Barcelona këtë verë

09:05 | 10 Maj 2018
Arbresh Info

Barcelona është duke u përgatitur për shitje të madha këtë verë pasi tetë yje të tyre pritet të largohen.

Ata mund të kenë fituar titullin në La Liga me lehtësi këtë sezon derisa vazhdojnë të jenë ende të pamposhtur, por duket se skuadra do të pësoj sërish ndryshime të mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Në listën e lojtarëve që do të largohen nga Camp Nou sipas portalit spanjoll ‘Sport.es’ kryeson Andre Gomes. Reprezentuesi portugez nuk ka arritur t gjej vetën te klubi katalunas qysh pasi iu bashkua atyre në verën e vitit 2016 për 31 milionë funta.Ai ka dështuar për të sfiduar Andres Iniestan dhe Ivan Rakiticin në qendër të mesfushës dhe do t’i siguronte një shumë të mirë klubit kur të largohet.

Lucas Digne ishte transferuar gjithashtu në të njëjtën verë duke iu bashkuar klubit nga gjiganti francez Paris Saint Germain për një shumë rreth 15 milionë funta, por ai është një tjetër yll që do të largohet, transmeton portali arbresh.info.

Ai nuk ka arritur për të larguar Jordi Alban nga formacioni startues.Paco Alcacer, Denis Suarez, Aliex Vidal pritet të gjithë të fillojnë kërkimet për klub të ri gjithashtu.

Rafina, Munir El Haddadi dhe Gerard Deulofeu kanë shpenzuar pjesë të sezonit larg nga klubi si të huazuar te skuadrat si Interi, Alaves dhe Watfordi. Të tre besohet se nuk do të arrijnë për të marr urdhra nëse rikthehen te kampioni spanjoll dhe duket që ditët e tyre janë të numëruara./arbresh.info/