Kapiteni legjendar i Chelseat pritet të largohet nga Londra në përfundim të stinorit.
Pas 22 viteve bashkë, dashuria mes John Terryt dhe Chelseat po shkon drejt fundit. Mbrojtësi 36-vjeçar do të largohet nga Stamford Bridge në përfundim të këtij sezoni, shkruajnë mediat angleze.
Terry ua ka bërë me dije drejtuesve se ky është viti i tij i fundit me fanellën e kaltër dhe se ka marrë vendim që të largohet.
Ish-reprezentuesi i Anglisë ka pasur shumë pak minuta në dispozicion në këtë sezon dhe kjo është një prej arsyeve pse ai do që të ndërrojë ambient.
Terry ka marrë disa oferta nga Kina dhe është duke i shqyrtuar ato para se të marrë një vendim se ku do të luajë stinorin e ardhshëm.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...