Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, UEFA ofron ndihmë

15:40 | 26 Nëntor 2019

Shqipëria është goditur mëngjesin e sotëm (e martë) nga një tërmet u fuqishëm me magnitudë 6.4.

Në këtë kohë mjaftë të vështirë për popullin shqiptar, presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, është solidarizuar duke ofruar edhe ndihmë, shkruan portali arbresh.info.

Kjo është konfirmuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili njofton përmes rrjeteve sociale se ka pranuar telefonata e mesazhe pas tërmetit që tronditës.

“Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefona, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, zv/Presidenti Sandor Csanyi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, etj. Mirënjohje!”, shkruan Duke me një postim të llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Numri i viktimave raportohet të jetë 16 deri tani, ndërsa mbi 600 persona janë të lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara