Të martën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, duke përcaktuar çiftet që do të përballen në këtë fazë të garës.
Rrethi i ardhshëm i kësaj gare, e dyta për nga rëndësia në vendin tonë, do të sjellë duele tejet interesante.
Në gjysmëfinale do të ballafaqohen Llapi-Drenica dhe Drita-Prishtina, kjo e fundit konsiderohet finale para finales.
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës luhen me sistemin vajtje-ardhje.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9 prill, ndërsa ato kthyese më 23 prill./rtk
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...