Portieri Marc-Andre Ter Stegen, ka konfirmuar se në verë nuk do largohet nga Barcelona.
Kishte spekulime se gjermani mund të kalojë te Bayern Munich si pasuesi i Manuel Neuer, por portieri i ka hedhur poshtë këto spekulime.
Ter Stegen ka konfirmuar se agjenti i tij ka bërë disa takime me Barcelonën dhe që familja e tij ndihet mirë në “Camp Nou”.

“Është e pamundur që të largohem gjatë verës”.
“Kishte disa takime mes agjentit tim dhe klubit… ndihem mirë te Barcelona dhe gjithashtu familja ime ndihet mirë”, theksoi ‘gardiani’ i kampionit të Spanjës.
Thuhet se gjermani se shpejti do nënshkruajë kontratë katërvjeçare./arbresh.info.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...