Një situatë e rrallë ndodhi në Rusi.
Tenisti amerikan Sam Querrey është zhdukur nga Shën Petersburg pasi ishte testuar pozitiv për koronavirus.
Pasi mori një test pozitiv para fillimit të turneut, ai u transferua me gruan dhe djalin e tij në një hotel luksoz për të kaluar ditët e ardhshme në izolim. Sidoqoftë, pasi u informua se mjekët do të vinin për të kontrolluar gjendjen e tij dhe të familjes së tij, Querrey vendosi të zhdukej, përcjell lajmi.net.
Amerikani mori me qira një aeroplan privat dhe iku në një drejtim të panjohur, sipas informacioneve jozyrtare, ai është në një vend baltik ku nuk i duhet një test negativ për të hyrë në vend.
Pasi u njoftua e gjithë situata, ATP tha se Querrey mund të merr një pezullim tre-vjeçar.
“ATP është njoftuar për incidentin dhe shkeljen serioze të protokolleve. Ne e marrim seriozisht këtë situatë dhe një hetim është i hapur”, tha deklarata.
Tenisti mund të përballet me një gjobë prej 100 mijë dollarë dhe një pezullim tre-vjeçar.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot