Drama mes menaxherit Erik ten Hag dhe sulmuesit Jadon Sancho vazhdon.
Sulmuesi anglez ishte përjashtuar nga skuadra për arsyeje disiplinore, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ndaj Crystal Palace, ku Djajtë e Kuq shënuan fitore me rezultat 3-0 në kuader të EFL Cupt, menaxheri Ten Hag doli në konference për media ku edhe është pyetur për situatën e sulmuesit dhe se a është afër zgjidhjes së çështjeve me të.
Sipas të parit të Manchester United, kjo0 varet nga vetë lojtari.
“Kjo varet nga ai, unë nuk flas për lojtarë të padisponueshëm”, deklaroi Erik Ten Hag.
Sancho e quajti Ten Hag një gënjeshtar në rrjetet sociale pasi ky i fundit e la atë për një lojë për shkak të çështjeve disiplinore.
Ndërsa sipas mediave angleze, sulmuesi ka refuzuar që të kërkoj falje, ndërsa dënimet nuk kanë të ndalur për të. /Arbresh.info/
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...
Drenica transferon Victor Da Silvan
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Gjakovë, policia...
Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë
Xheneta futet brenda shtëpisë së Big Brother për 24 orë
Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave