Erik ten Hag ka lavdëruar mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, duke këmbëngulur se ai po “dominonte” sulmuesit e Sheffield United ndeshjen e së shtunës.
Maguire ishte i jashtëzakonshëm kundër Sheffieldit, duke udhëhequr me sukses vijën e mbrojtjes së “Djajve të Kuq”, pasi skuadra e Ten Hag arriti një fitore të ngushtë në udhëtim me rezultat 2-1.
Qendërmbrojtësi është rikthyer në skuadër në javët e fundit, duke u paraqitur në dy ndeshje radhazi në Ligën Premier, fillimisht kundër Brentford dhe më pas kundër Sheffield United.
Maguire padyshim që e shijoi paraqitjen e tij në “Bramall Lane”. Asnjë lojtar nuk fitoi më shumë duele ajrore (5), ose nuk e preku topin në më shumë raste (106).
Ten Hag ishte i kënaqur me paraqitjen e reprezentuesit anglez, pasi ajo erdhi mbi plotë pyetjet mbi përfshirjen e Maguire në skuadrën e Anglisë nga përzgjedhësi Gareth Southgate dhe në formacionin startues të United.
Ten Hag u tha gazetarëve pas ndeshjes: Harry po luan ashtu siç duam që ai të luajë: shumë proaktiv, duke dominuar kundërshtarin e tij, duke bërë një hap para kur është e nevojshme, duke lexuar lojën.
Manchester United rikthehet në aksion në mesjavë, ku do të përballet me Kopenhagën në kuadër të Ligës së Kampionëve, para se të ballafaqohet me Manchester Cityn në Ligën Premier fundjavën e ardhshme./Telegrafi/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...