Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se ndihet i kënaqur me formën e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo ishte cak i shumë thashethemeve gjatë verës, pasi kërkoi nga drejtuesit e klubit të lejojnë largimin e tij nga Old Trafford.
Pas kësaj, portugezi humbi përgatitjet para-sezonale me Unitedin dhe në fund dështoi ta sigurojë një largim.
Kjo situatë e la Ronaldon mbrapa me stërvitje dhe nuk ishte zgjedhje e parë, por shpeshherë edhe nuk u përdor fare nga Ten Hag në ndeshjet e para të sezonit.
?️ “I want to get the best out of him!”
Manchester United boss Erik ten Hag believes Cristiano Ronaldo will “contribute more to the squad” as he is in “better shape” ?⤵️ pic.twitter.com/LI4DXQ4997
— Sky Sports News (@SkySportsNews) October 12, 2022
Por, tani situata ka ndryshuar me Ronaldon që po merr më shumë minuta loja dhe tashmë ka gjetur edhe golin e parë në Ligën Premier.
“Dua ta mbështes Cristiano Ronaldon sa më mirë që të jetë e mundur. Unë dua të marr më të mirën prej tij”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Ai është në formë më të mirë tani dhe unë jam i kënaqur me këtë”, përfundoi trajneri i Djajve të Kuq.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...