Manchester United nuk ia doli të shfrytëzojë takimin e prapambetur me Leeds United për t’u ngjitur edhe më shumë në renditje, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në “Old Trafford”.
Trajneri holandez i “djajve të kuq”, Eric Ten Haag u shfaq mjaft i zhgënjyer për startin e ndeshjes, teksa nuk ngurroi të bëjë komplimente edhe për sulmuesin anglez Jadon Sancho.
“Jam i kënaqur dhe i zhgënjyer në të njëjtën kohë. Nuk mund ta nisnim ndeshjen aq lehtë, aq më tepër në një derbi shumë të ndjerë. Më pas jam shumë i kënaqur me reagimin, pasi dominuam , shënuam dy gola dhe mund të kishim fituar. Më vjen mirë për Sanchon, që është rikuperuar dhe po gjen formën më të mirë. E dimë që është një lojtar i shkëlqyer dhe tani presim ta tregojë në fushë”, u shpreh Ten Haag
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore