Futbollisti brazilian, Antony ishte kritikuar shumë për formën e tij tek Manchester United. Ai vendosi të huazohet tek Real Betisi janarin e këtij viti.
Që nga ai transferim karriera e tij ka marrë një hov të madh duke na e kujtuar Antonyn e Ajaxit që bënte magji në Holandë e Evropë, shkruan Arbresh.info.
25-vjeçari sot ishte vendimtar në fitoren e Real Betisit në gjysmëfinalen e parë ndaj Fiorentinës në kuadër të Ligës së Konferencës.
Braziliani shënoi golin e dytë të klubit të tij në fitoren 2-1.
Në shtatë ndeshje të luajtura në Ligën e Konferencës me Betisin ka shënuar tri gola dhe dy asistime.
Tashmë skuadra nga Andaluzia është një hap larg finales së madhe./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...