Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për Eric Maxim Choupo-Moting.
Sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, “Djajtë e Kuq” janë seriozisht të interesuar për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichit në janar.
Choupo-Moting shihet si zëvendësues i Cristiano Ronaldos, pasi drejtuesit e klubit anglez presin që ai të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Megjithatë, dëshira e sulmuesit nga Kameruni thuhet se është të qëndrojë në “Allianz Arena”.
Madje, 33-vjeçarit mund t’i ofrohet një kontratë e re pas Kupës së Botës. Kontrata aktuale e tij me kampionët gjermanë skadon në verën e vitit 2023.
Këtë sezon, Eric Maxim Choupo-Moting ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat.
News Choupo-Moting: #MUFC is seriously interested in a transfer in winter, they have inquired about him. He’s a candidate to replace #Ronaldo. Manchester bosses expect him to leave in winter. But: Choupo will stay! Talks about a new contract after the World Cup. @SkySportDE ??
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) November 7, 2022
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve