Ndeshja e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila ishte e paraparë të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitic”, ka ndryshuar lokacion. UEFA në faqen e tyre zyrtare ka bërë të ditur se kjo sfidë do të luhet në Leskovc në stadiumin “Gradski stadion Dubocica”.
Federata e Futbollit të Serbisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar arsyet e ndërrimit të lokacionet, shkruan Arbresh.info.
Në reagimin e gjatë të federatës serbe, përmendet edhe loja e vitit 2014 e luajtur në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.
Në atë sfidë u pa gjithçka vetëm futboll jo, dhunë në drejtim të lojtarëve nga tifozët, fyerje, sharje në drejtim të shqiptarëve, madje edhe thirrje për vrasje.
Kjo është një arsye e qartë pse ata nuk duan të luajnë në Beograd pasi ‘frikësohen’ për një skenar të njëjtë.
“Arsyeja kryesore është e sigurisë. Jo vetëm të publikut, por mbi të gjitha të lojtarëve dhe të gjithë akterëve të ndeshjes. Një ndeshje e tillë sjell shkallën më të lartë të rrezikut dhe kërkon kontroll të plotë në mënyrë që të evitohen incidentet që kemi pasur rastin t’i shohim në ndeshjet dy ekipeve. Të gjithë i kujtojmë mirë ngjarjet dhe pasojat nga Beogradi në vitin 2014”, thuhet në njoftimin e Federatës serbe.
Federata serbe ka pranuar gjithashtu se për një kohë të gjatë është nën mbikëqyrje nga organet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s për shkak të incidenteve në tribuna, duke pranuar se ekziston rreziku real i dënimeve të rënda, madje edhe i pezullimeve afatgjata.
Në fund, federata ka falënderuar UEFA-n dhe FSHF-në për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin konstruktiv në marrjen e këtij vendimi.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...