Lojtari i padëshiruar nga Barcelona, Gerard Deulofeu ka ndarë frustrimin e tij për këtë sezon me mesfushorin Dani Ceballos të Real Madridit.
Dy spanjollët u bënë me klube të reja duke iu bashkuar Barcelonës dhe Real Madridit gjatë verës së kaluar, njëri nga nga Evertoni dhe tjetri nga rivali lokal në ligë – Real Betisi, transmeton portali arbresh.info.

Por, ata nuk kanë arritur të kenë ndikim nën udhëheqjen e trajnerëve të tyre të ri dhe Deulofeu përfundoi duke u dërguar në formë huazimi te Watfordi këtë javë.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që Deulofeu ka fajësuar superyllin Lionel Messi për kohën e tij të limituar në fushë duke thënë se sulmuesi argjentinas ka ndikim në përzgjedhjen e skuadrës.
Në rrjetin social WhatsApp, Deulofeu i ka thënë Ceballosit: “Ju mund të luani vetëm nëse jeni shok i Messit”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...