Mesfushori francez i Real Madrid, Aurélien Tchouaméni, vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij në fitoren bindëse 3-0 ndaj Manchester City në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës së finales në UEFA Champions League.
Pas ndeshjes, mesfushori francez theksoi se çelësi i suksesit është loja kolektive e skuadrës madrilene.
“Kur punojmë të gjithë së bashku si ekip, mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ka pasur ndeshje ku nuk kemi luajtur në mënyrën më të mirë, por në çdo takim përpiqemi të japim maksimumin. Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të madhe dhe duhet të vazhdojmë kështu nëse duam të fitojmë trofe këtë sezon”, u shpreh Tchouaméni.
Francezi pati gjithashtu fjalë të mëdha për bashkëlojtarin e tij, Federico Valverde, i cili realizoi tripletën e parë në karrierë dhe ishte protagonisti kryesor i ndeshjes.
“Është e pabesueshme ajo që bëri. Ai luajti në krahun e djathtë, por mund të luajë në çdo pozicion në fushë dhe gjithmonë me nivel të klasit botëror”, theksoi mesfushori madrilen.
Në fund, Tchouaméni pranoi se e përfundoi ndeshjen me dhimbje në njërin kyç të këmbës dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
“Sinqerisht nuk e di nëse kam ndonjë problem. Do të flasim të enjten pas analizave, por më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fitorja dhe mënyra si luajtëm si ekip”, përfundoi ai.
Ndeshja e ardhshme luhet të martën në ‘Etihad Stadium’./Arbresh.info
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...
Kryetari i Prizrenit: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion...