Pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, Schalke 04 ishte nga të parët që mbajtën një qëndrim. Klubi gjerman largoi nga fanella logon e sponsorit të tyre zyrtare, GAZPROM, që ishte një kompani ruse.
Ndërkohë që tashmë nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp Schalke e bëri edhe zyrtari prishjen e kontratës me gjigantin rus.
“Bordi i drejtorëve të FC Schalke 04 ka vendosur të përfundojë para kohe partneritetin midis S04 dhe GAZPROM. Bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës janë në bisedime me përfaqësuesit e sponsorit kryesor aktual dhe informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin për media.
Lufta në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen e madhe edhe të botës së sportit ku bashkë me Schalken edhe skuderia amerikane në Formula 1, Haas ka larguar nga makina e saj të gjithë sponsorët rusë.
Die Partnerschaft zwischen dem #S04 und #GAZPROM wird vorzeitig beendet.
Alle weiteren Informationen auf https://t.co/tgdrSrMRHZ ⤵️
— FC Schalke 04 (@s04) February 28, 2022
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit