Ishte përfolur se ish-futbollisti shqiptare mund të largohej përfundimisht nga bordi drejtues i bardhekaltërve, duke u bërë kështu pjesë e Milanit. Por mediat italiane shkruajnë se Igli Tare nuk do të shkojë te kuqezinjtë, por do të qëndrojë në Romë.
Drejtori Sportiv i Lazios që u duk i tërhequr nga oferta e Maldinit për t’u bërë pjesë e bordit drejtues të Milanit, në fund duket se do të qëndrojë të bardhekaltrit.
Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, presidenti i Lazios, Claudio Lotito i cili u hodh menjëherë në kundërsulm duke i ofruar Tares rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.
Por jo vetëm kaq, gjithnjë sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, rinovimi i kontratës së Tares do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij që dyfishohet e shkon në 2 milionë Euro në vit, e njëjta pagë që iu akordua edhe Simone Inzaghit në momentin që firmosi kontratën e re me Lazion deri në vitin 2021.
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...