Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ka folur sot në konferencë për shtyp për futbollistin shqiptar, Ardon Jashari, të cilin po e kërkojnë “Rossoneri”.
I shoqëruar nga trajneri i ri, Massimiliano Allegri në konferencë, Tare foli rreth situatës së yllit shqiptar të Club Brugget, për të cilin thuhet se gjatë kësaj jave mund të përfundojë në San Siro.
“Unë nuk e shfrytëzoj rastin të flas për ‘merkaton’ në konferencë për shtyp. Është një situatë që e njihni tashmë dhe në të cilën gjendemi. Është fakt që ai dëshiron të vijë në Milan. Dëshira e tij është kjo, që të luajë për këtë skuadër. Por, në këtë moment duhet t’i respektojmë dinamikat e një klubi tjetër, me të cilin ai ka kontratë”, deklaroi fillimisht Tare.
“Më duhet ta nënvizoj se e kemi bërë një ofertë të madhe, edhe për respektin e historisë së klubit dhe të futbollit belg. Uroj që historia të mbyllet me një fund të bukur për Milanin dhe për lojtarin”, përfundoi Tare.
Palët nuk janë larg dhe gjatë kësaj jave mund të konkretizohet ky transferim.
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...