Lazio pas kualifikimit në Champion League e ka marrë edhe një lajm tjetër të mirë. Sulmuesi gjerman Miroslav Klose do të luajë edhe për një vit tjetër për këtë klub.
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka njoftuar se sulmuesi gjerman ka vendosur të mbetet në klubin nga kryeqyteti italian.
“Klose ka vendosur të qëndrojë dhe kjo është një gjë e madhe për klubin dhe tifozët”, tha shqiptari Igli Tare.
Në anën tjetër Lazio pritet të përforcohet edhe me sulmuesin shqiptar Shkëlzen Gashi, i cili ka pasur paraqitje të mira për klubin e Bazelit.
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...