Drejtori sportiv i Lazio ka thënë se ëndërron që një ditë të marrë timonin e Shqipërisë, nëse vendos që në të ardhmen e afërt të ushtrojë zejen e trajnerit.
Në intervistën e tij të gjatë për Gazzetta dello Sport, ndër të tjerash, ku ka folur për arritjet e tij në drejtimin e Lazio-s, Igli Tare ka zbuluar edhe ëndrrën e tij.
Ish-sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë ka thënë se një njeri pa ëndrra është i vdekur, ndërsa më pas ka zbuluar të tijën.
“Që kur isha lojtar kisha një dyshim, drejtues apo trajner. Rruga u bë menjëherë e qartë, por një njeri pa ëndrra është i vdekur, dhe unë ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë”, ka deklaruar Tare.
“Nëse një ditë bëhem trajner, do të drejtoj Shqipërinë, jo një klub”, ka shtuar ai.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër