Lazio po përpiqet të fitojë terren në garën për shërbimet e mbrojtësit qendror të Hellas Verona, Marash Kumbulla.
Kostoja e shqiptarit mbetet 30 milionë € dhe bardhekaltrit mund ta përballojë atë vetëm përmes kualifikimit në Champions.
Po kështu, klubi kryeqytetas po mundohet të shfrytëzojë miqësinë e drejtorit të vet sportiv, Igli Tare, me Kumbullën.
Nga ana tjetër, të njëjtën gjë po synon edhe Lotito me mikun e tij, Setti.
Për më tepër, të dy i kanë dhënë garanci eventuale lojtarit shqiptar për të qenë titullar te Lazio, sepse konsiderohet mjaft i rëndësishëm për planet taktike të Inzaghi.
Një detaj jo i vogël për një djalë të ri, që ka nevojë të luajë rregullisht, të konsolidohet përmes rritjes progresive.
Pavarësisht se më i interesuari për talentin shqiptar është Interi, madje ka filluar negociatat prej janarit, “pasaporta shqiptare” do të luajë një rol përcaktues në vendimin nal.
Të paktën kështu raporton “Tuttosport”, duke pasur parasysh dy anët e medaljes, Marash Kumbulla dhe Igli Tare.
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...