Milan është njëra nga skuadrat që e ëndërron çdo futbollist dhe kjo ëndërr mund t’i realizohet talentit shqiptar.
Gilberto Gega, mbrojtësi me origjinë shqiptare, që luan te të rinjtë e AEK-ut në Greqi, nga data 7 deri në 10 maj, do të provohet te gjiganti italian.
Lajmin e bën të ditur “gazzeta.gr”, e cila vërteton se lojtari 17-vjeçar do të shkojë për prova në Itali.
Gega luan si mbrojtës qendre ose si mbrojtës i majtë dhe ka bërë shumë paraqitje të mira më të rinjtë e skuadrës së Athinës. Për të janë interesuar edhe skuadrat si Lyoni dhe Fenerbahce.
Gega është i lindur në vitin 2002 dhe nga mediet greke nuk raportohet se ai është një lojtar me origjinë shqiptare. Vet të afërmit e lojtarit, e kanë postuar në “Facebook” lajmin e madh për Gilberton, i cili është duke jetuar ëndrrën e tij.
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...