Talenti i futbollistit të ri kosovar Fatbardh Gashi nuk ka shkuar pa u vërejtur dhe aftësitë e tij me topin i kanë siguruar kalimin në prova te një skuadër e njohur evropiane.
Mesfushori ofanziv i KF “Rilindja” është ftuar nga skuadra e Dinamo Zagrebit për të kryer prova zyrtare në arenën a tyre Maksimir, shkruan portali arbresh.info.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet klubi prishtinas përmes llogarisë së tyre në Facebook duke i uruar sukses Bardhit.
“Me kënaqësi njoftojmë se futbollisti i KF “Rilindja”, Fatbardh Gashi, është ftuar në prova zyrtare nga Dinamo e Zagrebit (prej 5 prillit)”, ka shkruar KF “Rilindja”.
“Klubi i uron fat e sukses Fatbardhit dhe besojmë se talenti i tij do të shkëlqejë”
16-vjeçari është shpallur pesë herë lojtari më i mirë në klub si dhe ishte golashënuesi më i mirë gjatë turneut ndërkombëtar në Komm Mitt International në Mynhem ku skuadra e tij fitoi dy herë titullin e kampionit./arbresh.info/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK