Kampioni në fuqi i Premierë Ligës, Chelsea thuhet se i është bashkuar garës për sulmuesin e Udineses, Jakub Jankto.
Reprezentuesi çek ka qenë në formë impresive këtë sezon te Zebrette dhe paraqitjet e tij të mira kanë ngjallur interesim nga një numër i madh klubesh në të gjithë kontinentin, transmeton portali arbresh.info.
AC Milani ka qenë klubi i parë i lidhur me transferimin e talentit 21-vjeçar, por duket se gjiganti në rënie i futbollit italian do të përballet me një garë të fortë nga Anglia.
Arsene Wenger thuhet se është një admirues i talentit Jakub Jankto dhe do ta donte atë në skuadrën e tij në Emirates, por ‘Corriere dello Sport’ raporton që Chelsea është i përgatitur gjithashtu për të hyrë në këtë me qëllimin për të transferuar atë në fund të sezonit.
Mesfushori i talentuar është duke kaluar momente të bukura te skuadra e tij pasi ka shënuar tri gola në dy ndeshjet e fundit.
Dy golat e tij i ndihmuan Zebrettes në fitoren 3 me 0 ndaj Crotones të hënën dhe paraqitjet e tij të mira nuk kanë shkuar pa u vërejtur edhe nga Chelsea./arbresh.info/
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë