Mohamed Ihattaren e ka ndarë mendjen të mos rikthehet më në Itali dhe për këtë ka ndryshuar edhe menaxher, duke ndërprerë bashkëpunimin me Mino Raiolën dhe duke nënshkruar me Ai Dursun.
Fantazisti holandez, që iu bashkua Juventusit si një nga futbollistët më premtues, u transferua te Sampdoria në huazim, por është larguar që më 12 tetor nga Italia dhe nuk ka ndërmend të kthehet më, duke u shënuar në një çështje.
Sampdora ka bërë një lëvizje konkrete për të prishur marrëveshjen e huazimit, ndërsa edhe klubi i Juventusit po punon për të ndërprerë para kohe kontratën që firmosi me 19-vjeçarin, i cili erdhi me parametra zero verën e kaluar.
E ndërkohë, vetë Ihattaren vijon të stërvitet i diferencuar te Untrechti për të mbajtur trupin në formë, ndërsa tani i ka besuar menaxherin, Ali Dursun i cili do të marrë përsipër misionin për t’i gjetur një ekip tjetër në kampionatin holandez./Arbresh.info
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore